Rrihet kryetari i Bashkisë së Selenicës

schedule10:19 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:19 - 21 Tetor, 2021

Është dhunuar kryetari i bashkisë së Selenicës në Vlorë.

Kryebashkiaku i Selenicës Pëllumb Binaj 66 vjeç, raportohet se është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia njofton se sulmi ndaj kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Shkak i këtij konflikti raportohet të jetë bërë një linjë furgonash Selenicë-Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. /abcnews.al/