Rrëzohet shtyrja e Komisionit/ Të enjten mbaron afati i Komisionit Hetimor në shëndetësi

schedule19:21 - 13 Nëntor, 2024

schedule 19:21 - 13 Nëntor, 2024

Kërkesa e deputetëve të opozitës për të zgjatur për herë të tretë afatin e Komisionit hetimor për sterilizimin dhe check up, është rrëzuar.

Kërkesën e tyre dorëzuar më parë u rrëzua me vota nga maxhoranca në Konferencën e Kryetarëve.

Demokratët kërkonin afat shtesë për të hetuar, ndërsa këto ditë këmbëngulën për thirrjen e kryeministrit Rama si dëshmitar dhe sipërmarrësen Vilma Nushi që ka fituar kontratën e check up.

Por siç duket për maxhorancën komisioni ka përfunduar me listën e dëshmitarëve dhe palët duhet të përgatisin raportin me përfundimet e hetimeve.

Komisionit hetimor i përfundon mandati këtë të enjte./abcnews.al