Rrezohet Sali Berisha/ Gjykata e Lartë nuk i heq masën “detyrim paraqitjeje”

schedule16:50 - 22 Prill, 2025

schedule 16:50 - 22 Prill, 2025

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Sali Berishës për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Po ashtu gjykata e lartë rrëzon dhe rekursin e dhëndrit te tij Jamarbër Malltezi për masën e sigurisë arrest në shtëpi. Të dy ata janë marrë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen partizani për të cilën gjykata e posaçme pritet të marrë vendimin  ditën e mërkurë më datë 24 prill.

Në këtë masë, ish kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Ky i fundit prishi vendimin e shkallës së parë për revokim të masës së sigurisë, duke caktuar ndaj Berishës këtë masë lehtësuese, si dhe duke e detyruar atë të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në SPAK.

Hera e fundit e paraqitjes së Berishës në Prokurorinë e Posaçme ishte në datë 21 prill.  Sipas hetimeve te prokurorisë ka rezultuar se Berisha ne kohen qe mori drejtimin e qeverise nxori akte nën ligjore për ti ardhur në ndihme dhëndrit te tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën ne ish-kompleksin Partizani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!