Rrëzohet qeveria në Rumani, pushteti në duart e opozitës së fragmentarizuar

schedule18:53 - 10 Tetor, 2019

schedule 18:53 - 10 Tetor, 2019

Qeveria rumune nuk i mbijetoi të enjten një votëbesimi në Parlament, duke bërë që vendi të hyjë në një krizë afatgjatë. Kjo, pasi opozita që pritet të marrë pushtetin është e fragmentarizuar dhe për momentin vendi e ka të pamundur të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Qeveria e majtë e kryeministres Viorika Dancila në Rumani u rrëzua ditën e enjte pasi doli e humbur përballë një mocioni mosbesimi në Parlament, duke ngritur perspektivën për një krizë të gjatë politike për shkak të opozitës së fragmentarizuar.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare nuk është një opsion për momentin, për shkak se Rumania pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Dhe sipas ligjit, vendi nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare nëse ndodhet më pak se 6 muaj përpara atyre presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë kohë për të nominuar një kryeministër të ri që do të duhet të ketë aprovimin e presidentit të qendrës, Klaus Johanis.

Gjithashtu, kryeministri i emëruar, së bashku me kabinetin e ri që duhet të formohet, do t’i duhet t’i nënshtrohen një mocioni përpara se të nisin nga puna. “Ju keni folur shumë, por tani dua të dëgjoj dhe të shoh se si do ta formoni ju qeverinë dhe me kë”, u tha kryeministrja Dancila ligjvënësve të opozitës.

Qeveria e re do të përballet me detyrën e vështirë të hartimit të një projekt/buxheti për vitin 2020, që të mundësojë një rritje prej 40 për qind të pensioneve, pa cënuar ndërkohë objektivat e defiçitit.

Qeveria Dancila ka qenë në rrezik rrëzimi që kur Social-demokratët humbën partnerin e ri të koalicionit të tyre në muajin gusht.

Analistët presin që qeveria e re të formohet përmes partisë kryesore të opozitës, Asaj Liberale, por duke parë fragmentarizimin e saj, nuk është çudi që më vonë të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!