Rrëzohet plani i Polonisë/ Stoltenberg: Nuk do të bëhemi pjesë e konfliktit me Rusinë

schedule15:12 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:12 - 15 Korrik, 2024

Jens Stoltenberg është shprehur kundër planit të Polonisë për të përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore me qëllimin e rrëzimit të raketave ruse mbi territorin e Ukrainës.

“NATO do të mbështesë Ukrainën, dhe ne tani kemi rritur mbështetjen tonë. Por politika e NATO-s është e pandryshuar, ne nuk do të përfshihemi në këtë konflikt. Ne nuk do të bëhemi pjesë e konfliktit. Pra, ne mbështesim Ukrainën në shkatërrimin e avionëve rusë, por NATO nuk do të përfshihet drejtpërdrejt”.

Stoltenberg konfirmoi qëndrimin e tij se “Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektivat legjitime ushtarake në territorin e Rusisë, vendit agresor”.

Ai vuri në dukje se “vende të ndryshme kanë vendosur kufizime të ndryshme në përdorimin e armëve që i ofrojnë Ukrainës”.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti lejen e dhënë nga SHBA për të përdorur raketa amerikane për të goditur territorin rus pranë kufirit me Ukrainën në rajonin e Kharkiv.

Sakaq, në horizont është shfaqur plani i Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Këtë fakt e ka vërtetaur Drejtori Politik i Viktor Orban.

“Kryeministri i informoi me shkrim liderët e Këshillit Evropian për negociatat, përvojat e fazës së parë të misionit paqeruajtës dhe propozimet hungareze: nëse Evropa dëshiron paqen dhe dëshiron të luajë një rol vendimtar në zgjidhjen e luftës dhe përfundimin e gjakderdhja, tani duhet të zhvillohet dhe të zbatojë një ndryshim drejtimi”, tha Balaz Orban, krahu i djathtë i kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!