TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Real Story” komentoi veprimet e SPAK, i cili i është drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar një masë të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Ai theksoi se këto veprime të SPAK janë thjesht ligësi, pasi duhet të pritej njëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që pritet të mblidhet më 22 janar.
“Ka brenda edhe ligësi, në pikëpamje juridike, sepse mënyra se si është vepruar. Flasim për mbrojtjen e shtetit, institucioneve. Flasim për shmangien e arbitraritetit në këtë vend dhe arbitrariteti, kur vjen nga organi i akuzës dhe nga gjykatat, është i tmerrshëm, është dëmsjellës. Në këtë aspekt, çdo gjë është bërë jo në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa veprimet e mëpasshme kanë qenë shumë më të rënda. Nga gabimi ka shkuar në gabim.
Jam i bindur se, edhe kur kanë dhënë masën e sigurimit, ndalimin e daljes jashtë shtetit, bllokimin e pasaportës. Kur ti ia jep një masë të tillë, jam i bindur se, nëse zv.kryeministrja do ta ankimonte vendimin, avokatët e saj do të përdornin edhe precedentin e krijuar nga Gjykata Kushtetuese për teprim në masën e sigurimit ndaj Sali Berishës, se do të thoshin se ky person u arrestua për korrupsion pasiv dhe, në raport me veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, është shumë e butë kjo e shkeljes së barazisë në tendera.
I ra ndesh një institucioni, siç është GJKKO, iu kundërvu organit ekzekutiv, sepse vuri dorë mbi një anëtar të qeverisë në një kohë kur Kushtetuta e ndalonte. Kushtetuta, neni 103, imuniteti i ministrit është i barabartë me atë të deputetit, mbaroi, nuk jepet më kjo dhe, me të drejtë, Gjykata Kushtetuese e pezulloi”, tha ai.
Ai theksoi se SPAK po fut hundët edhe te Gjykata dhe nuk po e lejon të jetë e pavarur në vendimmarrjet e saj.
“Gjykata Kushtetuese të pezullon ekzekutimin e kësaj mase dhe të thotë ty se, deri në shqyrtimin e çështjes, që e kam më 22 janar, çdokush nuk flet më dhe pret këtë vendim. Këtë do duhej të bënte edhe SPAK. Kanë dalë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nuk ka ndryshuar asgjë. Shtim do të thotë shtim akuzash; nëse i shton korrupsion, shpërdorim detyre, vjedhje, atëherë shikojmë se ka një lloj ndryshimi, sepse po shtohen veprat penale, por jo episodet për një vepër penale. Nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.
Po shkel këto të Gjykatës Kushtetuese, por po fut hundët keq dhe po dëmton edhe pushtetin e gjykatës, që duhet të jetë e pavarur, po e bën të varur. I bie ndesh, sepse po e çove në arrest me burg”, tha ai./abcnews.al

