Ngjashem me nje dite zgjedhore, Kolegji i vendosi vulen perfundimtare 11 majit ne nje seance 8 ore maratone.
Akti i fundit nisi me spektakel. I paftuari, kryepensionisti Selami Jenishehri vendosi ti beje nje favor bashkemoshatarit dhe ish aleatit te tij, Sali Berisha.
Kerkoi pezullimin e certifikimit te 11 majit. Kerkesa u rrezua, pasi Jenishehri, ndoshta nga mosha, kishte sjelle nje pirg me letra, por harroi te sjelle vertetimin si kryetar i pensionisteve apo aleat i PD.
Me pas, perplasja vijoi mes PD dhe KQZ e PS. Avokatet e doktorit sollen prova te reja. Kurse socialistet dhe perfaqesuesit e Celibashit deshironin pushimin e padise.
Kolegji vendosi te dale nga objekti i padise e mblodhi te gjitha provat e 4 muajve te fundit ne 1 ceshtje.
Ne fund, u vendos rrezimi i padise se PD, duke certifikuar perfundimisht rezultatin e zgjedhjeve te 11 majit. Trupa gjykuese tani ka dhe nje pune, te zbardhe vendimin ne menyre qe Presidenti Begaj te dekretoje rezultatin e parlamentit, e te therrase javen qe vjen seancen konstituive te betimit te deputeteve te rinj.
Telenovela e 11 majit mbaroi. Berisha ia doli 4 muaj te zvarrise certifikimin e rezultatit, por tani zgjedhjet u vulosen.
Kesaj radhe nuk e ndihmoi dot as rikthimi i aleances me bashkemoshatarin e tij Selami Jenishehri.
Doktori duhet te fuse ankimet ne sirtar, e te shkoje me nje kembe ne parlament bashke me 49 spartanet e tij. I dyti, mund te shijoje pensionin parlamentar si ish deputet.
Lajmi i vetem mbetet 11 shtatori, dita kur Edi Rama emrat e ministrave te rinj te shqiptoje, kurse te tjeret vetem te degjojnë.

