Një dron i mbushur me eksploziv u rrëzua në një pyll pranë Moskës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Sipas një burimi në forcat e rendit, droni u zbulua ditën e djeshme dhe dyshohet se bëhej fjalë për një dron të prodhuar nga Ukraina.
Sipas informacioneve, droni u gjet nga një grua vendase pranë shtëpisë së saj.
Kievi nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje mbi incidentin.