SHËNGJIN- Një punëtor 48-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga skela në një kantier ndërtimi ne zonën e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin.
Sipas burimeve paraprake, ai ka qenë në punë në kohën që ka rënë nga skela dhe pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e spitalit të Lezhës është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe përfaqësues të inspektoratit të punës të cilët kane nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë aksident./abcnews.al

