Një polic është rrëzuar nga biçikleta mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e njohur si “21 Dhjetori” në Tiranë. Mësohet se 55-vjeçari është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit “Nënë Tereza”.
“Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al