Një i moshuar në Korçë ndërron jetë pasi rrëzohet aksidentalisht në rrugë. Mësohet se viktima është një 70 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar afër një kanali në një rrugë ku ka marrë dëmtime në kokë.
Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe po transportohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e plota./abcnews.al