Parlamenti francez nuk ka mundur të rrëzojë qeverinë e Emanuel Makron, pasi mocioni i votëbesimit ndaj tij, i prezantuar nag republikanët, u rrëzua. Nga 289 vota që duheshin, vetëm 143 deputetë e kanë mbështetur këtë mocion.
Si dhe ishte parashikuar, asambleja kombëtare franceze ka rrëzuar mocionin e votëbesimit të republikanëve ndaj presidentit të vendit Macron. Mocioni ishte hartuar pas publikimit të çështjes Alexandër Benala, ish-truprojës dhe bashkëpunëtorit të Macron, nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj një manifestuesi në protestat e 1 majit në Paris. Mocioni i së djathtës u rrëzua pavarësisht mbështetjes së deputetëve të “Franca e Panënshtrueshme” dhe komunistëve. Në favor votuan vetëm 143 deputetë nga 289 që duheshin për të rrëzuar qeverinë. Por rezultati i votimit nuk është një surprizë, meqënëse partia En Marsh ka mazhorncën në parlamentin francez. Tashmë pritet rezultati i mocionit tjetër të votëbesimit të prezantuar nga e majta. Por dhe në këtë rast duket e pamundur që të marrë votat e duhura./abcnews.al