Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet kërkesa për mocion/ PD kërkoi përsëritjen e seancës për programin qeverisës, pasi e prishi vetë

schedule10:15 - 30 Shtator, 2025

schedule 10:15 - 30 Shtator, 2025

Parlament i ri, avaz i vjetër. Ramë dakord për mos rënë dakord. Mazhorana nuk ia pranoi opozitës dy mocionet me debat për programin qeverisës dhe gjenocidin serb në Kosovë. Arsyeja, jo përmbajtja, por formulimi.

“Unë shpresoj që deri ditën e enjte, datë 9 tetor kur do të jetë seanca, kolegët deputetë të opozitës ta kenë riformuluar kërkesën. Të paktën kjo ka qenë kërkesa ime: Silleni kërkesën në përputhje me nenin 98 të rregullores”, tha Balla.

Opozita ishte shumë e shqetësuar, se mos mazhoranca në seancë i nxjerr në debat Diellën.



“Po tentoni ta ktheni parlamentin në mauzolë, ku të ketë veç mumje që nuk flasin dhe ku të prezantohen veç mendimet e fantazmave si “Diella”, shtoi ai.

Por Balla, i sugjeroi opozitës, që para frikës për Diellën e trimërisë për Kosovën, të thyejnë memecërinë për liderët e burgosur të UÇK në Hagë.

“Ne i mbështesim liderët e UÇK. Kjo nuk ka asnjë dyshim dhe është e qartë që ka një forcë politike, Edi Rama ka qenë mëse i qartë për këtë gjë dhe një memecëri në drejtimin e opozitës që nuk flet për këtë çështje. Nëse një deputet kujtohet pas 26 vitesh të ribëjë diçka që është bërë, kjo është lajthitje.”, u shpreh ai.

Por sot, opozita e pati mundësinë të bënte debat në Kuvend. 5 komisione parlamentare u konstituan. Ligjet caktuan 14 tetorin si datën e raportimit të fundit të Altin Dumanit si drejtues i SPAK, bashkë me të në të njëjtën ditë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë.

Kurse më 13 tetor, stafetën do e kenë KLP, KLGJ e ILD. Paralelisht, u konstitua dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Opozita fillimisht kërkoi prezencën e Spiropalit dhe debat për Kosovën. Hasani i sugjeroi të mos shqetësohen pse Rama nuk shkoi në OKB, sepse radhën e kishte Presidenti.

Kurse Tritan Shehu e kishte mendjen te çështje madhore. Kërkoi solidarizim me planin e Trump për paqen në Gaza. Por ka vend dhe për detaje të bukura. Socialistja Ilva Gjuzi u bë deputetja e para shqiptare që mori me vete fëmijën e vogël në Kuvend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!