Rrëzohet kërkesa e Foltores për mocion me debat. “Kërkesa nuk miratohet”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla pas votimit të kryer.
Deputetë të Foltores, zaptuan foltoren e Kuvendit, duke vijuar me kaosin dhe tensionin në Kuvend.
Nikolla u bëri thirrje deputetëve që të lironin foltoren e Kuvendit në mënyrë që seanca plenare të vazhdojë normalisht.
“Mos e zaptoni Foltoren. Ju lutem lironi foltoren e Kuvendit. Të vazhdojmë normalisht, jo me thashetheme, por me normalitet dhe me të vërteta”, theksoi Nikolla./abcnews.al