Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një javë më parë, ky organ i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda shtyrjen me 3 muaj të afatit hetimor për ish-kryeprokurorin, deri në mbërritjen e letërporosive nga Gjermania.
Kjo kërkesë u ankimua nga avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, por sot gjyqtari Bib Ndreca e rrëzoi këtë ankimim, duke lënë kështu në fuqi vendimin për zgjatjen me 3 muaj të afatit të hetimit për ish-kreun e akuzës.
Dosja në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas shpalljes së moskompetencës nga ana e Prokurorisë lokale të Durrësit, ku kishte nisur fillimisht ky hetim.
Ish-kryeprokurori po hetohet për katër akuza: pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe mosdeklarim të të hollave në kufi.
Llalla dhe familja e tij është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dyshimeve të forta të përfshirjes në afera të forta korrupsioni gjatë kohës që ushtronte detyrën kreut të organit qendror të akuzës. /abcnews.al