Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erion Veliaj mbetet në burg/ Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin për masën e sigurisë

schedule14:43 - 2 Tetor, 2025

schedule 14:43 - 2 Tetor, 2025

TIRANË- Megjithëse u shkarkua nga detyra e tij si Kryetar Bashkie, Erion Veliaj nuk ka arritur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij. Gjykata e Larte ka rrëzuar rekursin e avokatëve të ish kryebashkiakut të Tiranës, që kërkuan lirimin e tij nga burgu.

Kjo ishte hallka e fundit në sistemin e drejtësisë ku Veliaj mund të kërkonte lirinë, ndërkohe që ai ka paditur në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga qeveria.

Të pandehur për këtë dosje përveç Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa janë edhe 28 persona dhe shoqëri biznesi.

Veliaj akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nga gjetjet, SPAK thotë  se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv.

SPAK thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme. Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Seanca paraprake me vendim të Gjykatës së Posacme do të mbahet për në datën 10 tetor në orën 09:00./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!