Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin/ Afera ‘Partizani’, kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese

schedule11:46 - 28 Korrik, 2025

schedule 11:46 - 28 Korrik, 2025

Ishte vendin I Gjyqtarit  Erjon Çela I cili rrezoi kerkesen e avokatit te ish-kryeministrit Sali Berishes dhe dhendrit te tij Jamarber Malltezi per perjashtimin e trupes gjykuese te perbere nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Te pandehur per dosjen “partizani” Berisha dhe Malltezi kerkuan qe te mos gjykohen nga gjyqtaret e gjykates se posacme pasi sipas tyre keto gjyqtare nuk garantojne pavarsi dhe paanshmeri duke qene se monitorohen apo pergjohen dhe mbikqyren nga Spak qe eshte pale ne kete proces.

Më herët relatores së trupit gjykues  Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale te PD Andia Ulliri. Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar të zhvillohet më datë 15 shtator.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!