Gjashtë persona rezultojnë të zhdukur në Alpet franceze pasi një helikopter është rrëzua në një lartësi prej 1,800 metrash. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale.
Piloti i helikopterit, i cili ndodhej në bord bashkë me një pilot tjetër, dy operatorë çikrikësh dhe dy punëtorë të shpëtimit malor, arriti që të dilte nga mjeti fluturues dhe të ngrinte alarmin.
Tre helikopterë u dërguan por nuk kishin qenë në gjendje të arrinin në vendin e aksidentit për shkak të mjegullës ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen gjithashtu të afrohen nga toka.
Prefektura e Savoie njoftoi në një deklaratë se janë vënë në kontak me një nga personat që kishin qenë në bord. Byroja e aksidenteve ajrore të Francës tha se ka hapur hetimet dhe se në vendngjarje do të dërgohet një ekip. s.b/abcnews.al/