Një aeroplan i vogël privat u rrëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaliforni dhe gjashtë personat në bord humbën jetën, thanë autoritetet.
Avioni, Cessna C550, u rrëzua rreth orës 4:15 të mëngjesit, sipas kohës lokale pranë aeroportit Murrieta, në juglindje të Los Anxhelosit, i tha AFP Autoriteti i Aviacionit Civil të SHBA (FAA).
Policia që iu përgjigj vendit të ngjarjes e gjeti avionin “në një fushë të përfshirë nga flakët ” dhe gjeti të vdekur gjashtë personat në bord, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Riverside, ku ndodhet Murrieta.
Aeroplani u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Las Vegasit, tha FAA. Përplasja e avionit shkaktoi një zjarr të vogël, i cili u fik me shpejtësi.
Sipas mediave lokale, në zonë ka pasur mjegull të dendur.