Rrëzohet avioni, piloti ngec te linja elektrike

schedule18:56 - 19 Shtator, 2019

schedule 18:56 - 19 Shtator, 2019

Një avion luftarak belg u rrëzua në veriperëndim të Francës këtë të enjte duke lënë një pilot të ngecur në një linjë elektrike me tension të lartë. Piloti u shpëtua dy orë pas aksidentit nga shërbimet e emergjencës franceze. Kabullat, ku kishte ngecur parashuta, ishin rreth 250.000 volt sipas mediave lokale.

Incidenti u shënua pranë Pluvigner në Brittany, ku i lënduar mbeti edhe një pilot tjetër. Fatmirësisht, të dy pjesëtarët e avionit morën plagë të lehta. Ata po kryenin një fluturim praktikë nga një provincë belge deri në një bazë në Lorient të Francës.

Ndërkohë gjatë rrëzimit u dëmtua çatia e një shtëpie. Avioni nuk kishte armë luftarake gjatë fluturimit. Sipas pilotit kishte pasur një problem me motorin dhe ai ishte përpjekur ta rindizte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!