Një bombardues strategjik amerikan B-1B Lancer u rrëzua në bazën e Forcave Ajrore Ellsworth, në Dakotën e Jugut. Incidenti ndodhi teksa avioni po tentonte të ulej, duke u kthyer nga një mision stërvitor.
Katër anëtarë të ekuipazhit u hodhën në mënyrë të sigurt nga avioni i tyre të enjten mbrëma kur bombarduesi i tyre u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej.
Oficerët kanë nisur hetimet për ngjarjen.
/abcnews.al