Një avion i vogël turistik është rrëzuar në Kaliforni, ku për pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Piloti i avionit kishte sinjalizuar një problem teknik pak para rënies. Ndërkohë, një ditë më parë në Zvicër një avion i Luftës së Dytë Botërore që shëtiste turistë është rrëzuar duke shkaktuar 20 viktima.
Pesë persona kanë humbur jetën pasi avioni turistik me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në një parking pranë një qendër tregtare në Sant’Ana, në jug të Kalifornisë. Piloti i avionit kishte sinjalizuar një problem teknik pak para se të rrëzohej në tokë, rreth 1 kilometër nga aeroporti “Xhon Uein”. Ndërkohë autoritetet ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Ndërkohë të dielën të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i Luftës së Dytë Botërore me të cilin po bënin një xhiro turistike është rrëzuar në malet e Zvicrës. Autoritetet vendore u shprehën se avioni kishte në bord 17 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit kur u ngjit në fluturim. Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta. Një dëshmitar tha për gazetën zvicerane “20 Minuta” se avioni kishte bërë një kthesë 180 gradë në jug dhe më pas kishte rënë në tokë si të ishte një gur. Vendi ku mjeti u rrëzua është një zonë malore rreth 2.5 kilometra mbi nivelin e detit. Operatori që menaxhon fluturimet, “Ju Airs”, është themeluar në vitin 1982 dhe përmes mjeteve të Luftës së Dytë Botërore ofron xhiro për turistët. Pak para tragjedisë, 4 anëtarë të një familjeje humbën jetën në rrethana të ngjashme, pasi avioni “charter” me të cilin po udhëtonin u rrëzua në zonën e Zvicrës qendrore./abcnews.al