Një avion i avancuar ushtarak i Rusisë u rrëzua gjatë paradites së sotme në rajoni e Tver-it.
Njoftimi u bë nga vetë autoritetet ruse, të cilat konfirmuan se avioni Su-30 u rrëzua gjatë një trajnimi, ndërsa piloti mundi të shpëtojë pasi u hodh me parashutë.
“Avioni ra në pyll dhe jemi duke punuar për gjetjen e shkaqeve”, shprehen autoritetet ruse.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk dha detaje të tjera në lidhje me shkaqet e rrëzimit të avionit. /abcnews.al