Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet “alibia” e Berishës, certifikohen zgjedhjet/ Petraj: Lojë e humbur, padia e PD nuk mbështetej në prova

schedule18:35 - 4 Shtator, 2025

schedule 18:35 - 4 Shtator, 2025

Kolegji Zgjedhor përmbylli këtë të enjte të gjitha ankimimet dhe përpjekjet ligjore të Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke i rrëzuar pretendimet për parregullsi dhe manipulime. Ky vendim shënon një pikë kthese në debatin politik mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, të cilat PD vijon të mos i njohë.

Ndërkohë, avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, i cilësoi paditë si tërësisht politike dhe të pabazuara në prova të qëndrueshme, duke theksuar se demokratët kanë përdorur këtë proces si një mjet për të mbajtur të angazhuara strukturat e tyre dhe për të ndërtuar një narrativë për përdorim ndërkombëtar.

“Kjo është një lojë që ka kërkuar PD që  ta bënte procesin të palegjitimiueshëm, sikur zgjedhjet ishin të vjedhura. Padia ishte e gjitha politike, dhe provat ishin të modifikuara për të pretenduar që zgjidhjet ishin të parregullta. Është një marrëdhënie që PD nuk është se priste diçka, është një lojë që PD do të dilte e humbur sepse nuk mbështetej askund në prova dhe legjitimitet. PD do ta përdor këtë si një instrument ndërkombëtar, pjesën e padisë sepse PD thotë që nuk do i njohë zgjedhjet. Është një situatë ku PD hyri e papërgatitur në zgjedhje, nuk bënë fushatë. E dinin që do të dilte ku rezultat dhe ishte një situatë e jashtëzakonshme. Me këtë kërkojnë që të mbajnë të ndezur strukturat e tyre. Ata dështuan që tek Tirana. Treguan që PD dhe kandidatët që ishin në lojë kishin marrë votat e njëri-tjetrit. Sfida e dytë është tani që kërkojnë të mbajnë situatën ndërkombëtare që këtu nuk po bëhen zgjedhje. PD tregoi edhe një herë që është e dështuar”, tha avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!