Rrëzohen dy shtylla në Ulëz dhe Shkopet, Laçi pa energji elektrike, shoqërohet në polici një person

schedule09:26 - 2 Shkurt, 2022

schedule 09:26 - 2 Shkurt, 2022

Rrëzimi i dy shtyllave në Ulëz dhe Shkopet ka lënë energji elektrike Laçin dhe disa zona të tjera. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe është raportuar nga punonjësit e OST. Fillimisht dyshimet kanë qenë se shkak janë bërë erërat e forta.

Me mbërritjen e policisë në vendin e ngjarjes, është shoqëruar në polici një person. Dyshohet se ai ka çmontuar bazat e shtyllave, çka ka sjellë edhe rrëzimin e tyre.

Aktualisht po punohet për vënien në punë të shtyllave të rrëzuara ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Mungesa e energjisë elektrike është shtrirë në disa zona të qytetit si dhe ka penguar edhe punën e Ujësjellësit të Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!