‘Rreziqet e Berishës në liri”, SPAK: Refuzoi gjykatën, mund të prishë provat

schedule14:59 - 10 Janar, 2024

schedule 14:59 - 10 Janar, 2024

Gjykata e posaçme ka zbardhur vendimin  e masës së arrestit shtëpiak që u caktua  ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha mesditën e 30 dhjetorit. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçcme që kërkoi ashpërsim të masës me argumentin se ish-kryeministri Berisha që po hetohet për korrupsiuon të zyrtarëve të lartë nuk zbatoi për tre herë rresht vendimin e gjykatës. Sipas Spak, Berisha mund të prishë provat kjo për faktin se ai ka rrefuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës.

“Për shkak të rrethanave të faktit, siç është rasti konkret që personi nën hetim nuk respekton autoritetin e gjykatës, pavarësisht kundërshtimeve që ai mund të ketë në lidhje me vendimmarrjet, personalitetit të tij, që lidhet pikërisht me mosbindjen ndaj autoritetit gjyqësor, nga ana e prokurorisë vlerësohet se në lidhje me masat e sigurimit të caktuara ndaj personit nën hetim Sali Berisha të cilat ai vijon të mos i zbatojë, se jemi në kushtet që duhet të zëvendësohen me një masë më të rëndë”.

Në vëndimin e gjykatës thuhet se, vepra penale për të cilën akuzohet Sali Berisha dënohet deri në 12 vite burg dhe në të njëjëtn kohë, ai ka mbajtur postin e lartë të kryeministrit si dhe atë të deputetit dhe mund të ndikojë në prishjen e provave apo në intimidim të dëshmitravëve për shkak se dosja ndaj tij është ende nën hetim.

“Referuar rrethanave më sipër gjykata vlerëson se nevojat e sigurimit në ngarkim të të hetuarit Sali Berisha, lidhur me rrezikun e dëmtimit të provave për sqarimin e fakteve penale, janë të tilla që të justifikojnë masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, pasi çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve dhe nga ana e prokurorisë duhet të kryhen ende veprime hetimore dhe proceduriale në funksion të këtij hetimi. Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.”

Po kështu sipas gjykatës duhet marrë parasysh edhe mudësia që Sali Berisha t’i shmanget hetimit dhe të largohet nisur nga fakti që ai nuk e ka zbatuar më parë edhe vendimin e gjykatës që caktoi ndaj tij detyrim paraqitje.

“Në lidhje me rrezikun e ikjes, Gjykata patur parasysh rrethanat që kanë të bëjnë karakterin e personit nën hetim,ndikimin që mund të ketë qoftë në institucione shtetërore, por edhe tek dëshmitarët, llojin e veprës penale që dyshohet të ketë kryer dhe sanksionin që parashikohet për këtë vepër penale, personalitetine tij, që lidhet pikërisht me moszbatimin e vendimeve të gjykatave,lidhjet me persona me influencë, si dhe duke marrë në konsideratë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal, parë dhe në këndvështrim të jurisprudencës së GJEDNJ, sa i përket diskutimit të rrezikut të largimit, në raport me faktin penal për të cilin ai dyshohet, çmon se këto rrethana vijojnë të jenë ende ekzistuese.”

Gjykata e posaçme caktoi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha mesditën e 30 dhjetorit. Nga ana tjetër kërkesëat e vazhdueshme të avokatëve të tij mbrojtës për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, trupi gjykues vlerëson se ato janë kryer  me qëllim për tyë zvarritur procesin. Tashmë vendimi i zbardhur do i vihet në dispozicion ish-kryeministrit Berisha dhe avokatëve të tij mbrojtës që paraljamëruan se do i drejtohen Gjykatës së Posaçme të Apelit për të hequr masën e arrestit shtëpiak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!