Rrëzimi i ndërtesës në Gjeorgji, shkon në 5 numri i viktimave

schedule14:41 - 9 Tetor, 2021

schedule 14:41 - 9 Tetor, 2021

Ka shkuar në pesë numri i viktimave, pas shembjes së një ndërtesë me apartamente në Gjeorgji. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin, Batumi.

Arsyeja për shembjen e saj të pjesshme i atribuohet punës së rinovimit të kryer në një apartament. Pesë kate të ndërtesës u rrëzuan, sipas policisë, e cila njoftoi mbrëmë se “deri në 15 persona mund të jenë bllokuar në rrënoja”.

Përveç kësaj, sipas njoftimit të sotëm të policisë gjeorgjiane, “ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar dy qytetarë të cilët u shtruan në spital dhe kanë nxjerrë pesë kufoma nga rrënojat”. Sipas të njëjtit burim, tre persona janë arrestuar si pjesë e hetimit të nisur për incidentin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!