Ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov deklaroi se Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Antonov, vjen pas rrëzimit të një droni amerikan në Detin e Zi, për të cilën, SHBA akuzon Rusinë, shkruan Sky News.
Pas një takimi në Departamentin amerikan të Shtetit, Antonov u shpreh se kishte një bisedë konstruktive me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën, Karen Donfried.
“Ne nuk duam asnjë konfrontim midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne jemi në favor të marrëdhënieve pragmatike për interesin e popullit amerikan dhe rus”, theksoi ai.
I pyetur nëse me Donfried ka folur në lidhje me luftën në Ukrainë, Anatov u përgjigj se atje nuk ka luftë, por se po kryhet një operacion ushtartak./abcnews.al