Pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Tehranit , avioni ukrahinas Boeing 737 u rrëzua duke lënë të vdekur 176 persona që ishin në bord.
176 viktimat në bordin e aeroplanit Boeing 737 ishin nga vende të ndryshme.
82 prej tyre ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë, sipas një lajmërimi nga Ministri i Jashtëm i Ukrahinës Vadym Prystaiko.
Aeroportet Ndërkombëtare të Ukrahinës dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Iranian publikuan listën e plotë të pasagjerëve të atyre që ishin në bord.
Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se 138 nga pasagjerët do të fluturonin për në Kanada.Viktimat përfshinin një çift të porsamartuarish, një familje prej katër vetash, një nënë dhe vajzat e saj, “gjithashtu studentë dhe anëtarë të përkushtuar të fakultetit”, tha Trudeau.
“Kanadezët kanë pyetje dhe ata meritojnë të marrin përgjigje.”
Ndër ata që dihet se kanë humbur jetën ishte Mehdi Eshaghian, i cili kishte studiuar më parë në Universitetin e Teknologjisë Sharif në Teheran.
Shoku i shkollës i Ali Mazaheri tha për CNN se Eshaghian ishte transferuar në Kanada në vitin 2018 por ishte kthyer në Iran për të vizituar familjen.
Menjëherë pasi u lajmërua për përplasjen, Mazaheri tha për CNN: “Ne të gjithë jemi të trishtuar. Ai do të mbushte 25vjeç këtë javë. Ai ishte i sjellshëm, i përulur, i kujdesshëm”.
Dyshja ishin miq për rreth një dekadë që nga takimi në vitin e tyre të dytë në shkollën e mesme Safi në Ishafan, ku ai ende jetonte, tha Mazaheri.
Eshaghian ishte zhvendosur në Kanada për një master në McMaster Automotive Resource Center (MARC) në Shtator 2018.
Në një fjalim nga Universiteti, Sharif tha që edhe 12 ish-studentë të tjerë ishin në mesin e të vdekurve, por identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende.
Tre britanikë dihet se kanë vdekur në përplasje. Njëri prej tyre, Saeed Tahmasebi Khademasadi, 35 vjeç, ishte student i doktoratës në Imperial College London, gjithashtu punonte si inxhinier për Laing O’Rourke.
Në një deklaratë për CNN, Imperial College tha: “Ne jemi të trishtuar thellësisht nga ky lajm tragjik. Saeed Tahmasebi Khademasadi ishte një inxhinier i shkëlqyer me një të ardhme të ndritshme. Kontribimet e tij në inxhinierinë e sistemeve fituan respekt nga të gjithë ata që punonin me të. Ai ishte një koleg i ngrohtë, i përulur dhe bujar dhe mik i ngushtë për shumë njerëz në komunitetin tonë. Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Saidit, si dhe të gjithë ata që u preken nga kjo tragjedi “.
Një zëdhënës për Zyrën e Jashtme gjermane tha: “Zyra Federale e Jashtme dhe Ambasada jonë në Teheran është në kontakt me autoritetet përkatëse për të përcaktuar nëse ka pasur shtetas gjermanë në aeroplan.”
Ministri i Jashtëm Heiko Maas deklaroi se: “Ne jemi shumë të trishtuar kur mësuam për rrëzimin tragjik të fluturimit # PS752 që ishte drejtuar nga Teherani për në Kyiv. Në këtë kohë të vështirë, mendimet tona shkojnë për miqtë dhe familjet e viktimave.”
Ndërkohë, një zëdhënës për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë (MPJ) u bëri thirrje të afërmve të shqetësuar që t’a kontaktojnë. Ai tha për CNN: “Disa suedezë kanë humbur jetën në rrëzimin e avionit në Iran. Tani jemi duke punuar intensivisht për të mësuar numrin e suedezëve që kanë vdekur.”
Ai shtoi: Ne i bëjme thirrje të afërmëve të shqetësuar të telefonojnë në numrat tanë të kontakteve.
Linjat ajrore ndërkombëtare të Ukrahinës kanë deklaruar se tre pilotë dhe gjashtë persona nga ekuipazhi humbën jetën të mërkurën.
Duke pasur parasysh nivelin e përvojës së ekuipazhit, nuk ka gjasa që rrëzimi i aeroplanit të ishte rezultat i një gabimi, tha nënkryetari i operacioneve të linjës ajrore Ihor Sosnovsky në një deklaratë të mërkurën./abcnews.al