Rrëzimi i avionit në Greqi, piloti 79-vjeçar e kishte ndërtuar vetë

schedule22:47 - 19 Tetor, 2022

schedule 22:47 - 19 Tetor, 2022

Autoritetet janë në kërkim të shkaqeve të rrëzimit të avionit njëmotorësh në një zonë rurale në Tebë.

Piloti 79-vjeçar që u gjet i vdekur mesditën e së mërkurës, më parë i përkiste Industrisë Helenike të Aviacionit dhe e kishte ndërtuar vetë avionin në fjalë, sipas ERT.

Në fakt, 79-vjeçari dyshohet se e ka nisur fluturimin nga një zonë private pa pasur plan fluturimi, ndërkohë që pyetja mbetet nëse ai kishte certifikatat e duhura për të qenë në gjendje të fluturonte.

Besohet se motori i vetëm ka pësuar një dështim mekanik dhe se piloti ka tentuar të bëjë një ulje emergjente, por pak metra para se t’i afrohej pistës së aeroportit privat avioni është rrëzuar.

Një fermer që ndodhej pranë zonës e vuri re ngjarjen dhe njoftoi autoritetet.

Në vendngjarje kanë shkuar 8 forca të Zjarrfikësve me tre automjetet e tyre dhe një skuadër e Policisë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!