Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzimi i avionit në Australi, humbin jetën tre marinsa amerikanë

schedule15:36 - 27 Gusht, 2023

schedule 15:36 - 27 Gusht, 2023

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion i Korpusit të Marinsave u rrëzua të dielën në një ishull të Australisë veriore, duke lënë pas vetes tre të vrarë dhe 20 të plagosur gjatë një stërvitjeje shumëkombëshe.

Tre u konfirmuan të vdekur në ishullin Melville dhe pesë nga 23 marinsat që ishin në bord u dërguan në gjendje të rëndë në qytetin kontinental, Darvin për trajtim, pasi avioni Bell Boeing V-22 Osprey u rrëzua rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, thuhet në një deklaratë, në të cilën theksohet se janë duke u kryer hetime për shkakun e rrëzimit.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se vetëm trupat amerikane pësuan në përplasjen që ndodhi gjatë stërvitjeve “Predators Run”, i cili përfshin ushtritë e Shteteve të Bashkuara, Australisë, Indonezisë, Filipineve dhe Timorit Lindor.

“Si qeveri dhe si departament i Mbrojtjes jemi të përqendruar në reagimin ndaj incidentit dhe për t’u siguruar se çdo mbështetje dhe ndihmë do të jepet në këtë kohë të vështirë”, shtoi ai.

Melville është pjesë e ishujve Tiwi, që së bashku me Darvinin janë zonë e stërvitjeve që përfshijnë 2 mijë e 500 trupa.

Rreth 150 marinsa amerikanë janë aktualisht të vendosur në Darvin dhe deri në 2,500 shërbejnë në qytet çdo vit.

Ushtria amerikane po merrte gjithashtu pjesë në një stërvitje ushtarake shumëkombëshe në muajin, kur katër ushtarë australianë humbën jetën nga pasojat e rrëzimit të një helikopteri në brigjet verilindore të Australisë./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!