SARANDË- Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vjen në ndihmë gjashtë shtetasve në bordin e mjetit lundrues, i cili pësoi defekt në det.
Sipas policisë, ata rrezikuan të mbyteshin pasi është këputur timoni i mjetit lundrues.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.
Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil./ abcnews.al