Rrezikuan jetën e pushuesve duke kryer manovra të rrezikshme, bllokohen 3 “Jet ski” në Sarandë

schedule16:13 - 26 Korrik, 2022

schedule 16:13 - 26 Korrik, 2022

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 3 mejte lundruese “Jet Ski” që kryenin manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e pushueve.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!