“Rrezikuam të mbyteshim, gati sa nuk na u përmbys varka”, zjarrfikësi që i ka kushtuar jetën peshkimit tregon momentin e vështirë

schedule10:38 - 18 Korrik, 2023

schedule 10:38 - 18 Korrik, 2023

Hamdi Trauma është zjarrfikësi nga Ulqini që ka pasion peshkimin. Ai gjithë jetën ia ka dedikuar këtij pasioni, duke trashëguar dhe traditën familjare.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Hamdi ka rrëfyer se si e ka nisur peshkimin që në vegjëli. Madje, ka ndarë dhe një episod shumë të rrezikshëm, ku ka rrezikur dhe jetën në moshën 8-vjeçare.

“Unë kam gjithë jetën që merrem me peshkim se edhe babi im, ka qene profesor i kësaj pune dhe familjarisht jemi detar, peshkatar. Për shembull, diçka që në Shqipëri nuk e dinë, themeluesi i Portit të Durrësit ka qene kushëriri im nga Ulqini që ka jetuar në Durrës.

Unë kam gjithë jetën që merrem me peshkim dhe në përgjithësi gjuaj peshq të mëdhenj se karremat i kam të mëdhenj dhe shkoi qëllimisht për të gjuajtur këta lloj peshqish.

Një nga aventurat më të këqija që më ka ndodhur mua, ka qene kur kam qene 8 vjeç. Kam qene me babën dhe nënën te shtëpiza që kemi në Bunë. Ka qene një rast kur baba ka dashur të hedh rrjetën dhe përpara duhet parë parashikimi motit. Por baba atë ditën nuk e ka parë dhe ne në atë kohë nuk kemi pasur celularë. Edhe ka pasur shumë dallgë. Edhe kur jemi kthyer në breg, kemi rrezikuar mbytjen, gati sa nuk na u përmbys varka. Baba ka qene shumë guximtar, ndërsa ne na kishte kap paniku”, tregoi Hamdiu./abcnews.al