“Rusët e serbët i kemi mes nesh”/ Vlora Hyseni e SHISH: Kanë qëllime armiqësore

schedule17:17 - 17 Korrik, 2024

schedule 17:17 - 17 Korrik, 2024

Shërbimet serbe dhe ruse i janë kundërvënë Shqipërisë. Drejtuesja e Shërbimit informativ të Shtetit raportoi këtë të mërkurë se po punohet institucionet vendase të sigurisë dhe drejtësisë për të goditur aktivitetet e shërbimeve inteligjente të huaja me qëllime armiqësore ndaj vendit tone.

Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin, ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore në raport me Shqipërinë”, tha Hyseni.

Mbledhja komisionit të sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të raportimin të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.

Kemi rritur bashkëpunim dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore, si më SPAK, BKH, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucione të tjera. Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimtarive të jashtëligjshme si brenda dhe jashtë vendit”.

Akuzat ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni i ka cilësuar të pabaza duke mohuar të ketë takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!