Rreziku online/ Hazizaj: Rastet janë rritur. Karamuço: Në TikTok lejohet arma, por jo duhani

schedule20:45 - 22 Shkurt, 2024

schedule 20:45 - 22 Shkurt, 2024

Altin Hazizaj, drejtues i platformës isigurt.al theksoi se numri i rasteve të denoncimeve që lidhen me problematikat online është rritur me 160 përqind në një vit. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ai theksoi se rastet e bullizmit dhe shantazhit kanë kaluar rastet e ngacmimeve seksuale.

“Nga viti i kaluar në këtë vit kemi një rritje me 160 përqind të raportimeve. Kemi trajtuar më shumë se 250 incidente të rënda. Tjetër çfarë vihet re për herë të parë në të gjithë historinë e isigurt, kemi një ndryshim të asaj që raportohet. Nëse më përpara ka qenë dhuna dhe ngacmimet seksuale numër 1, këtë vit ka kaluar shantazhi, bullizmi dhe kërcënimet dhe në vend të 4 ka zbritur ngacmimi seksual. Është pozitive që kemi pak ankesa për sa i përket dhunës seksuale.“, u shpreh Hazizaj.

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço theksoi se në TikTok jepen për trafikim qeniesh njerëzore, prostitucion si dhe trafik armësh Ai përmendi gjithashtu edhe dy raste të fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e sfidave që bëhen në këtë rrjet social. Në 11 raste vetëvrasjeje të ndodhura së fundmi, 4 lidhen me TikTok.

“TikTok sot mund të jetë 4 apo i 5-ti në botë që ka këto problematika por është i pari në Shqipëri për përmbajtje të materialit që ka referencë në kodiun tonë oenale, që do të thotë se kryhen krime. Kemi reklama për trafikim të qenieve njerëzore drejt Britanisë, reklama për para të falsifikuara që duan të hyjnë në treg, për prostitucion, kemi video të dhunshme, kemi lejuar sfidat e tiktok që parvjet na kanë vrarë dy fëmijë. Kemi edhe trafik armësh. TikTok ka një vecori që nuk të lejon të dalësh me cigare dhe të dalësh em armë edhe të fotografohesh. Sot është arrestuar një “influencer” që ka dalë duke pirë kokainë djhe duke bërë një ruletë ruse me një plumb në një revolver me mulli dhe qëllonte. Mua më bëri shumë përshtypje për mirë reagimi i policisë. Ne kemi kohë që flasim për tiktok, ka një reagim të madh këto kohë. Nga fillimi i vitit kanë ndodhur 11 vetëvrasje, nga të cilat 4 janë nga tiktok”, u shpreh ai.

Hazizaj shtoi se shkolla është kthyer në një qendër të bullizmit të fëmijëve.

“Sot FB klasifikohet një platformë për të rriturit. Ka qenë platforma e hapur, sot nuk gjen fëmijë në facebook. Ka të bëjë edhe me mallin e konsumit. Çfarë ne shikojmë se është karakteristikë është që këto format e kërcënimeve nuk janë vetëm ndaj personave por edhe ndaj institcuoneve. Fëmijët po bullizojnë institucionet. Shkolla është kthyer në qendër të bullizmit të fëmijëve. Imagjino fëmijë që bëjnë video me libër shpie ndaj një shkolle. Ka dy mungesa serioze, e para komunikimi mes adoleshentëve që është pothuiajse inekzistent. Dhe e dyta, mungon kontakti shkollë fëmijë.”, shtoi Hazizaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!