Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve është kthyer me herët pas alarmit të përhapjes së zjarreve në disa zona të vendit.
Menjëherë pas mbërritjes në Athinë, kryeministri do të shkojë në Qendrën e Koordinimit të Operacioneve të Mbrojtjes Civile.
Ndërkohë vatra të shumta zjarri janë shënuar në shumë zona, por më e rrezikuara është Dervenochoria, ku mbetet fronti më i vështirë i zjarreve që vazhdojnë prej pasdites së djeshme.
Është dhënë urdhër evakuimi për zonat e Panoramasë, Pournarit, Paleochorit, Agios Sotiras, duke u bërë thirrje qytetarëve të lëvizin drejt Mandrës, pasi fronti është ndezur sërish.
Gjithashtu urdhër për evakuim është dhënë edhe për zonat e Nea Zoit dhe Neos Pontos./abcnews.al