Për shkak të rritjes së rasteve të reja personave të prekur me COVID-19, autoritetet në Australi kanë vendosur izolimin edhe për një muaj.
Australia ka vendosur të izolojë rreth 300,000 njerëz, në zonën veriore të Melbourne.
Rritja e shifrave të fundit të personave të prekur nga koronavirusi ka sjellë edhe frikën e rrezikut të një vale të dytë.
Më shumë se 30 zona në periferi të Melbourne do të kthehen në fazën e kufizimeve. Banorët duhet të kufizohen në shtëpi, duke pakësuar lëvizjen për të shmangur grumbullimet dhe përhapjen e COVID-19.
“Nëse ne të gjithë së bashku këto katër javë respektojmë rregullat, ne mund të rimarrim kontrollin e këtij transmetimi të koronavirusit në komunitetit, në Melbourne,” tha kryeministri Daniel Andrews.

