Rreziku nga nishanet/ Dermatologët: Kujdes ndryshimet! Mund të tregojnë kancer të lëkurës

schedule15:56 - 6 Maj, 2024

schedule 15:56 - 6 Maj, 2024

Nëse një nishan ju ka ndryshuar formë apo ngjyrë drejtohuni tek dermatologu. Ashtu si në Europë edhe në Shqipëri  mjekët po vënë  re shtim të pacientëve me kancer të lëkurës apo melanomë.  Por ndryshe nga shtetet e tjera  në vendin tonë ndërgjegjësimi është më I ulët.

“Melanoma është një kancer malinj i lëkurës, vdekjeprurës, por i diagnostikuar në kohë është totalisht i trajtueshëm. 

Numri i pacientëve të diagnostikuar me melanomë sigurisht që është në rritje në të gjithë rajonin, Europën, jo vetëm në Shqipëri, por nga ana tjetër nëse në vende të tjera sensibilizimi i popullatës është më i madh në Shqipëri ka ende nevojë, gjeneratat e treta të kontrollohen në mënyrë periodike nishanet.

Rregulli ABCDE, asimetri në ngjyrë dhe strukturë, kufijtë, koloret, dimensionin mbi 6 mm dhe evolucionin e lezionit…”, u shpreh dermatologia Monika Fida.

Koha ekspozimit në diell është faktor kryesor rreziku për tu prekur nga melanoma.  Ndërsa kryerja e  tre seancave solari në moshë të re rrit me 50% shanset  për kancer lëkurë në moshë më të vonë. Në ditën botërore të sensibilizimit për këtë sëmundje mjekët iu sugjerojnë kujdes të shtuar këtyre personave.

“Individë që kanë më shumë se 50 nishane në lëkurë, individë që kanë familjarë. Individë që janë ekspozuar më shumë në diell gjatë fëmijërisë ose kanë pasur djegie në fëmijëri, ata me ngjyrë të çelur të syve dhe lëkurës”.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2 persona humbin  jetën në minutë prej melanomës. Megjithëkëtë mjekët thonë se nëse ajo kapet herët mund të trajtohet plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!