Rreziku nga mbetjet e naftës në Zharrës të Fierit, banorët: Të ndërhyhet, ka pasur edhe humbje jete

schedule11:47 - 18 Tetor, 2023

schedule 11:47 - 18 Tetor, 2023

Banorët e fshatit Zharrës në Fier, kanë ngritur shqetësimin lidhur me gropat ekologjike. Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC se në të gjithë zonën ndodhen shtatë gropa ekologjike që kanë një rrezikshmëri të lartë.

“Pranë banesave ndodhet 7 gropa ekologjike që kanë shkaktuar edhe fatalitete,. Ka pasur humbje jetë edhe të një gruaje si pasojë e rënies në këto gropa. Janë gropa me serë, me mbetje të naftës. Këto janë të trashëguara nga teknologjike naftë nxjerrëse ndër dekada. Asnjë nuk po i merr në konsideratë apo të marrë përgjegjësinë për t’i mbyllur. Përveçse shkaktojnë ndotje të mjedisit janë rrezik për banorët”, raportoi gazetarja Valbona Davidhi.

Një banor i zonës gjithashtu ngriti shqetësimit lidhur me këto gropa ekologjike, pasi atyre u rrezikohet edhe jeta.

“Shqetësimi që ngremë si komunitet kanë qenë këto gropa. Kemi pasur një humbje jetë para dy vitesh. Kemi pasur prag fatalitetesh, me fëmijë që kanë rënë në këto gropa. Kemi bërë thirrje Albpetrol dhe asnjë reagim. I ridrejtohemi sërish kësaj kompanie dhe uroj të kemi një reagim. Është momenti që të pastrohen këto gropa”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!