Moldavia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë tjera, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, u ka thënë ligjvënësve se ka rreziqe të vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare.
Ajo ka përmendur edhe nevojën e menaxhimit të valës së refugjatëve nga Ukraina.
“Rreziku për Moldavinë, për shkak të luftës në Ukrainë, është i lartë. Qeverisë i duhet më shumë pushtet”, tha ajo.
Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga 8 gushti deri më 8 tetor. Rreth 500.000 banorë të Ukrainës kanë larguar që kur Rusia nisi pushtimin në muajin shkurt, ndërsa rreth 100.000 prej tyre janë strehuar në Moldavi.
Parlamenti i Moldavisë ka shpallur fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Kjo masë është zgjatur më pas përmes votimeve në prill dhe qershor.
/abcnews.al