Dy shtetas kinezë janë ndaluar në portin detar të Durrësit tre ditë më parë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ata kanë qenë pasagjerë në një traget të linjave me Italinë.
Dy shtetasit i janë nënshtruar testeve dhe vizitave të hollësishme sipas protokollit përkatës dhe kanë rezultuar të pastër. Më pas janë lënë të lirë të vazhdojnë udhëtimin. Mësohet se kinezët ishin turistë dhe kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Evropë.
Kujtojmë se koronavirusi ka shënuar 106 viktima në Kinë dhe janë prekur mijëra të tjera. Rrezikshmëria e tij është e lartë, ndërsa është përhapur edhe në vende të tjera jashtë Kinës./abcnews.al