Rreziku nga koronavirusi, Japonia anulon ceremoninë përkujtimore të katastrofës Fukushima

schedule07:56 - 6 Mars, 2020

schedule 07:56 - 6 Mars, 2020

Frika nga përhapja e koronavirusit ka bërë që qeveria japoneze  të anulojë ceremoninë përkujtimore të katastrofës Fukushima.

Ceremonia ishte menduar të zhvillohej të Mërkurën, ditën e nëntë vjetorit të katastrofës së trefishtë: tërmeti, tsunami dhe katastrofa bërthamore që pasoi, por duket se një gjë e tillë këtë vit nuk do të zhvillohet.

Ky është një vendim që është marrë në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë deri më tani në nivel global janë shënuar mbi 3 mijë viktima dhe mbi 95 mijë të tjerë janë konfirmuar të prekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!