Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të hënë ka nisur një talim pune me ekspertë të shëndetësisë për të koordinuar informacionet dhe qendrimet në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë për koronavirusin.
Burime për ABC News bëjnë me dije se në takim janë pjesë edhe ish deputetë dhe ekspertë të PD me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetsisë, Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.
Situata qe raportojnë mjekët apo qytetarët që kanë ardhur mbrëmë dhe sot nga Rinasi është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministja e Shëndetësisë./abcnews.al