Rreziku i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë? NATO me masa të reja për të mbrojtur Ukrainën

schedule16:29 - 2 Korrik, 2024

schedule 16:29 - 2 Korrik, 2024

NATO do të vendosë një zyrtar të lartë politik në Kiev, me qëllim forcimin dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Gjithashtu pritet që javën e ardhshme të njoftohet në një Samit në Uashington, bëhet e ditur nëpërmjet një raporti të Wall Street Journal.

Masat synojnë që t’i bashkohen Ukrainës në mënyrë indirekte në aleancë pa i ofruar anëtarësim të plotë.

Në të njëjtën kohë këto masa vijnë edhe në mes rritjes të së djathtës ekstreme në Evropë dhe rritjes së mundësisë që ish-presidenti Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe të zvogëlojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën.

NATO po krijon gjithashtu një komandë të re në Wiesbaden, Gjermani, për të koordinuar dërgimin e pajisjeve ushtarake në Kiev dhe trajnimin e trupave ukrainase.

Operacioni, që do të quhet “Ndihma dhe Trajnimi i Sigurisë së NATO-s për Ukrainën”, do të ketë rreth 700 personel nga SHBA dhe aleatë të tjerë nga 32 vendet e Aleancës. Ajo do të marrë përsipër pjesën më të madhe të një misioni të udhëhequr nga ushtria amerikane që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Këto iniciativa janë diskutuar prej muajsh, por tani po shihen me më shumë urgjencë pas performancës së dobët të Presidentit Biden në debatin e së enjtes me Trump dhe ankesave të ish-presidentit për paratë që SHBA shpenzoi për Ukrainën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!