Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreziku i kaosit pas pandemisë

schedule11:14 - 27 Mars, 2021

schedule 11:14 - 27 Mars, 2021

The Conversation

Me shpresën që vaksinimi do t’i japi fund pandemisë, parashikimet në lidhje me botën post-COVID po rriten dita-ditës.

Nga parashikimi i një ekonomie të lulëzuar te parashikimi se si njerëzit do të jetojnë, punojnë ekspertët po bëjnë çmos për të vlerësuar situatën e Covid. Parashikimet e guximshme, specifike  dhe humbja e vendeve të punës fshehin një fakt themelor: e ardhmja mbetet e pasigurt.

Nëse teknologjia do të përdoret për të na ndihmuar ose skllavëruar, kjo është totalisht përgjegjësia e udhëheqësve. Në Shtetet e Bashkuara, shumica e parashikuesve, qoftë në Wall Street apo në Uashington, kanë deklaruar se  rritja ekonomike në SHBA ka gjasa të ndodhë  pas vaksinimit masiv dhe një pakete të re 1.9 trilionë dollarë të rimëkëmbjes.

Në përgjithësi, efektet e krizës nga tragjedi të tilla masive nuk shfaqen për vite me radhë dhe nuk ka asnjë arsye të mendojmë se pandemia e koronavirusit do të bëjë përjashtim.

Duke ndjekur modelin historik, bllokimet dhe lëvizja e  kufizuar të shkaktuara nga kriza thjesht kanë maskuar efektet e plota të pandemisë.

Çfarë mund të  mësojnë nga 30-40 vitet e kaluara në lidhje me kërcënimet e mundshme të stabilitetit të së ardhmes?

Infeksionet nuk janë të favorshme për organizimin e protestave dhe as regjimet autoritare nuk hezitojnë t’i përdorin ato për të rritur pushtetin e tyre. Sidoqoftë, Barrett, Chen dhe Li(2 ekonimistë)  tregojnë se çfarëdo efektesh lehtësuese që mund të ketë një shpërthim i një sëmundje në fillim, sjell një “rrezik të shtuar të një krize të madhe qeveritare – një ngjarje që kërcënon të rrëzojë qeverinë dhe që ndodh zakonisht dy vite pas një epidemie të rëndë ”.

Një tjetër paralajmërim i analizës së kaosit politik dhe shoqëror vjen nga grupi global i konsulencës Verisk Maplecroft, i cili përdor metrika të ngjashme për të vlerësuar gjasat e protestave në të gjithë botën.

“Indeksi i Trazirave Civile” ndjek shkaqet dhe rezultatet e trazirave në 198 vende, duke vlerësuar rreziqet për bizneset në nivelin shtetëror dhe provincial. Në dhjetor, indeksi sinjalizoi gjasat e protestave në rritje në 75 vende – përfshirë SHBA – deri në vitin 2022.

Ashtu si ekonomistët e FMN-së, Verisk Maplecroft nuk argumenton se pandemia është shkaku direkt i rritjes së rrezikut të kaosit dhe paqëndrueshmërisë.

Përkundrazi, pandemia ka përkeqësuar tensionet e mëparshme shoqërore dhe politike. Një rritje e kaosit, sipas analistëve , “do të ndodhë në sfondin e një rimëkëmbje të dhimbshme ekonomike post-pandemike që ka të ngjarë të rrisë pakënaqësinë ekzistuese të popullit me qeveritë.

” Me fjalë të tjera, shkaqet e protestave- të tilla si rritja e kostove të jetesës dhe thellimi i pabarazive – ka më shumë të ngjarë të shfaqen sapo vendet të rimëkëmben plotësisht.

Paralelizmi historik nuk është e vetmja arsye për tu shqetësuar për pasojat e pandemisë për stabilitetin shoqëror dhe politik. Pasojat nga dështimet e politikës dhe qeverisjes gjithashtu kërkojnë një analizë më të thellë, raporton abcnews.al

Përpjekja për të vaksinuar të gjithë popullsinë  është një rast i veçantë. Pavarësisht nga përparimi i dukshëm në Amerikën e Veriut dhe vende si Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se pothuajse 130 vende ende nuk kishin administruar një dozë të vetme që nga mesi i shkurtit.

Edhe në Indi, prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, vetëm 2.2%  e popullsisë ishte vaksinuar që nga 17 marsi, krahasuar me 32.3% në SHBA. Implikimet e këtyre trendeve nuk janë të vështira të vihen re. Merrni parasysh Afrikën, ku papunësia e të rinjve varion nga 9% në rajonin Sub-Saharian në gati 30% në veri.

Pavarësisht se Afrika filloi fushatën e vaksinimit më përpara se shumë vende këtë muaj, kontinenti ka mbetur shumë mbrapa në imunizimin e popullatës së tij.

 E megjithatë, pa vaksinime, COVID-19 do të vazhdojë të kufizojë ekonomitë e Afrikës dhe të rinjtë e  papunë do të bëhen burim i kaosit politik – siç ka ndodhur në Amerikën Latine dhe pjesën më të madhe të Azisë.

Ekzistojnë gjithashtu sfida më të mëdha që kanë nevojë të monitorohen. Tetorin e kaluar, Banka Botërore parashikoi që pandemia do të çonte në varfëri ekstrem rreth 115 milion njerëz në vitin 2020.

Parashikimet e fundit tregojnë se rreth 85 vende në zhvillim mund të mos kenë vaksina të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë e tyre për dy ose tre vite të tjera. Kështu, Banka paralajmëron një rënie globale të “prosperitetit të përbashkët”. E thënë më troç, pandemia ka shkaktuar ndarje të mëdha ekonomike që do të prekin në mënyrë disproporcionale vendet ku tensionet etnike dhe  klasore  ishin tashmë të larta.

Analistët e CIA-s sot pa dyshim janë dakord që parashikimet janë një gjë, dhe paralajmërimet një gjë tjetër.

Duke pranuar rrezikun e një problemi, ne mund të ndërmarrim hapa për ta shmangur atë. Siç shpjegon dyshja e FMN-së, “të kuptuarit e implikimeve të epidemive në trazirat shoqërore janë thelbësore për përgatitjen e pasojave të mundshme shoqërore të shkaktuara nga pandemia e COVID-19”. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!