Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreziku i hakerimit nga Kina, eksperti Karamuço: Në institucionet shtetërore shqiptare ka ende kamera kineze spiune

schedule21:04 - 1 Shkurt, 2024

schedule 21:04 - 1 Shkurt, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News u diskutua edhe për rrezikun e hakerimit nga Kina.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se në institucionet shtetërore shqiptare ka ende kamera kineze spiune, ndërsa shtoi se ka potencial të madh që kamerat të mbajnë në vëzhgim në kohë reale çfarë ndodh në vendin tonë.

Në institucionet tona shtetërore ka ende kamera kineze si spiune që kanë potencial të madh që të mbajnë në vëzhgim në kohë reale çfarë ndodh. A ka interes Kina për Shqipërinë? Këto janë elementë që na takon ne të vetëmbrohemi.”, u shpreh eksperti Karamuço.

Ndërsa eksperti Arjan Dyrmishi u shpreh se “ Bota sa vjen dhe bëhet më fluide. Me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, po hyjmë në një epokë ku duhet një dekadë për të parë se çfarë emri do i vendosim”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!