Në disa qarqe të vendit akoma nuk është mbyllur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 2021. Durrësi së fundmi është kthyer në vëmendje për shkak të garës që ekzisto tashmë mes PS dhe LSI-së për një mandat në kët qytet.
Të dhënat e fundit bëjnë me dije se nga numërimi i deri tanishëm i fletëve të votimit në Durrës Partia Socialiste ka 7 mandate, 6 mandate PD dhe LSI ka arritur që të sigurojë një mandat deri më tani.
Pas këtij ndryshimi në Durrës vazhdon të kryesojë PS me 49.80% e ndjekur nga PD me 41.56% dhe LSI me 6.52%. Sipas përqindjeve në qarkun e Durrësit PS merr 7 mandate, PD 6 dhe LSI 1. Ndërkohë deri më tani në këto momente në rang kombëtar PS zbret në 72 mandate, PD ka 59, LSI 6 dhe PSD 3 mandate. e.su./abcnews.al