Banorët e fshatit Mal Bardhë në Kurbin përballen prej vitesh me mungesën e ujit të pijshëm. Situata bëhet akoma më e vështirë gjatë muajve të verës. Ata kërkojnë restaurimin e rezervuarit që i furnizon me ujë. Një projekt është hartuar, i cili ka për qëllim angazhimin komunitar për përmirësimin e kushteve të rezervuarit.
Eksperti i advokimit, Nensi Dragoti dhe zbatuesi i projektit, Endri Kola ishin të ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku thanë se kanë dorëzuar projektin në Bashki dhe tashmë presin një vendim nga institucioni.
“Realisht është e nevojshme që të ketë një rezervuar të ri por më imediate është restaurimi. Një ndër problemet bazë është rrjedhja e ujit nga rezervuari dhe tregon një kontaminim të atij uji. Ne kemi një raport që ia kemi dorëzuar Bashkisë dhe i mbetet asaj që të bëjë pjesën e ndërhyrjes.”, u shpreh Nensi.
/abcnews.al