Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy të miturit, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

schedule17:15 - 14 Qershor, 2025

schedule 17:15 - 14 Qershor, 2025

Levian Goga, shqiptari nga qyteti i Beratit, i cili pa menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos të mërkurën e kaluar për të shpëtuar dy djemtë e mitur , ka pasur probleme me frymëmarrjen .

Mediat greke shkruajnë se Goga pati një kollë të fortë dhe vizitoi një mjek privat, i cili i rekomandoi t’i nënshtrohej analizave në një spital. 

Sapo u njoftua, Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis urdhëroi një ambulancë që ta merrte dhe ta transportonte në spital, me qëllim që t’i nënshtrohej ekzaminimeve të hollësishme.

Shqiptari ndodhet tashmë në spitalin e Artës ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme.  Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.  Mediat greke raportojnë gjithashtu se për aktin e tij heroik atij do t’i jepet shtetësia greke nderi.

Goga shkoi  në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë. Atje, bëri çdo punë pa siguri dhe pa qetësi, por gjithmonë duke luftuar dhe punuar pa ndaluar.

Me aktin e tij heroik dhe pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po kalonte kohën e tij dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët.

Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën kanë pësuar vdekje klinike.

Sipas mediave greke, prindërit e 14-vjeçarit, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej, dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!